E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikualifikimi urban në Bushat/Rreth 700 familje rezidente përfitojnë nga ndërhyrja në infrastrukturë

Pas vitesh vështirësish për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, në fshatin Rranxa të Bushatit punimet për rikonstruksionin e rrugëve dytësore janë drejt fundit. Kryebashkiaku Kristian Shkreli teksa inpektoi punimet foli për këtë investim I cili pritet të përmirësojë ndjeshëm jetën e banorëve.

“Këto rrugë kanë qenë në një gjendje shumë të keqe, pothuajse të pakalueshme për shkak të gropave. Shpresojmë që t’ua lehtësojmë sa më shumë jetën banorëve”, u shpreh Kristian Shkreli, Kryetar, Bashkia Vau Dejës.

Ndërkohë, banorët e Rranxës shprehen se mungesa e rrugëve të përshtatshme ka qenë një problem i vazhdueshëm ndër vite, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme, veçanërisht në periudhat me reshje shiu. Ndërhyrja pritet të përmirësojë lëvizjen e banorëve dhe të lehtësojë aksesin në shërbimet e përditshme për rreth 700 familje që jetojnë në këtë zonë.

“Këtu jetojmë rreth 700 persona si fshat. Këto kanë qenë rrugë jashtëzakonisht të këqija, të pakalueshme”, tha një banor.

Pritet  që punimet për rikualifikimin urban të zonës  të përfundojnë sipas afateve të parashikuara dhe rrugët e reja t’i japin fund vështirësive të hasura prej vitesh.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›