E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis rinumërimi në Fier, 587 kuti hapen me vendim të KAS

Nisi sot (30 qershor) rinumërimi i votave për qarkun Fier, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Procesi po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe përfshin hapjen e 587 kutive të votimit.

Rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët, me qëllim verifikimin e saktësisë së rezultatit të 11 majit.

Vendimi për rinumërim erdhi me kërkesë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›