E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis rishikimi i historisё mё Turqinё

Ka nisur procesi i rishikimit tё historisё sё Shqipёrisё me Turqinё. Kёtё e deklaroi vetё Ministri i Arsimit dhe Shkencёs Genc Ruli i cili nё njё prononcim pёr media u shpreh se rishikimi i historisё duhet tё kryhet nё respekt tё sё vёrtetave historike . Ai tha se rishikimi i historisё ju kёrkua nga homologu i tij turk, Hysejin elik nё vizitёn qё zoti Ruli zhvilloi nё Ankara nё muajin shkurt. Ministri i Arsimit theksoi se pala shqiptare ёshtё e gatshme tё dёgjojё sugjerimet e palёs tjetёr, qoftё kjo turke apo greke, me tё cilёt negociatat kanё nisur dy vjet mё parё. Sipas Pollos, rishikimi i histroisё ёshtё njё proces qё kёrkon kohё pasi grupet e posame tё ekspertёve tё ngritura pёr kёtё ёshtje duhet tё analizojnё faktet e palёve reciproke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›