E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rrokada ne Prokurori

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur rrokada e ndryshimeve në Prokurorinë e Tiranës. Kreu i akuzës shqiptare, Adriatik Llalla ka emëruar të premten në krye të njësisë Task-Forcë në prokurorinë e kryeqytetit, Gentian Trenova, i cili zëvendëson në këtë post Dritan Rreshkën.

Ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë për arsye familjare. Gentian Trenova, pas mbarimit të shkollës së Magjistraturës, u emërua si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë Ervjola Stoja është emëruar zëvendësshefe në prokurorinë e Tiranës. Deri më tani ajo ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të njëjtin pozicion do të mbajnë edhe Shpëtim Kurti, Petrit Fusha dhe Erjon Pano.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›