Nis rrugetimin edicioni i shtate i festivalit Giffoni Shqiperia

Edicioni i shtatë i festivalit “Giffoni Shqipëria” ka nisur rrugëtimin e tij nga qyteti i Shkodrës.
Në ceremoninë e hapjes së këtij festivali ishin të pranishëm drejtues të pushtetit vendor dhe të Drejtorisë Arsimore Rajonale.
Janë 6 filma të cilët do shfaqen për fëmijët e qytetit të Shkodrës nga ku edhe do përzgjidhet juria që do marrë pjesë në Itali me 2800 fëmijë tjerë nga e gjithë bota në fazën finale të Festivalit.
Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Ritvan Troshani, u shpreh se është një kënaqësi që ne si Bashki e këtij qyteti mbështesim evenimente të tilla.
Ky edicion vjen me një dimension të ri. Për herë të parë, Giffoni hap një konkurs për regjisorët e rinj, për realizimin e filmave të shkurtër me temë shqiptare.
Tre projektet që do të përzgjidhen do të realizohen gjatë ditëve që do të mbahet festivali, ndërsa për regjisorët fitues do të ketë edhe një mundësi më shumë: bursë studimi në Itali me shpenzimet e mbuluara nga Giffoni Film Festival, shprehet kështu drejtori i Giffoni Shqipëri. Namik Ajazi.
Giffoni Shqipëri edicioni i shtatë pas Shkodrës do zhvendoset në qytetin e Durrësit dhe mbahet deri me 11 nëntor.