E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis seanca, betohen deputetet e opozites

Ka nisur seanca e pare plenare e kesaj legjislature te kuvendit te Shqiperise ku ne salle eshte e pranishme edhe opozita, e cila ka bojkotuar punimet per gjashte muaj.

"Pershendes hyrjen ne parlament te opozites shqiptare. Ju garantoj se do te keni te gjithe hapesirat ligjore", u shpreh ne fillim te seances kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, nderkohe qe fill pas kesaj eshte kryer procesi i betimit.

Ne ambientet e kuvendit eshte pare si rrallehere edhe prania e madhe e faktorit nderkombetar.

Seanca e sotme ku normalisht duhet te merrnin pjese te gjithe deputetet e zgjedhur eshte e jashtezakonshme pikerisht se ne te eshte e pranishme opozita, e cila nuk ka hezituar te paralajmeroje se ne rast se nuk plotesohen kerkesat e saj atehere ajo do te largohet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›