Nis seanca plenare, deputetët kthehen në Kuvend!

Pas javës së gjelbër, deputetët janë rikthyer këtë të hënë në Kuvend. Ndonëse është parashikuar të jetë një seancë ku deputetët ngrenë në foltore shqetësimet e qytetarëve, mes opozitës dhe mazhorancës priten debate për dy çështje të rëndësishme. Në qendër është Reforma Territoriale, e cila pritet të votohet të enjten pa konsensusin e opozitës dhe me dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, që kanë dalë kundër draftit. Debate priten edhe për çështjen e SHISH-it, pas arrestimit të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni. Para nisjes së seancës, Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar të PD-së.