Nis seanca plenare, mbetet ende e tensionuar situata
Vijon të mbetet e tensionuar situata në sallën plenare të Kuvendit. Pas ndërprerjes për disa minuta të seancës pas përplases mes deputetëve të PD-së Edi Paloka, Paulin Stërkaj dhe më pas e deputetit Armando Prenga.
Ku ky i fundit qëlloi me grusht deputetin Edi Paloka dhe kryetarja e kuvendit u detyra që të ndërpresë seancën plenare.
Ndërkohë seanca ka nisur sërish me tension dhe replika të ashpra dhe deputetët socialistë janë vendosur përpara foltores duke protestuar dhe kërkojnë që t`u jepet fjala.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në fjalën e tij ka akuzuar deputetët e opozitës së janë përgjegjës për vrasjen e katër demonstruesve në 21 janar.
“Tu vijë turp që nuk i dolët në ballë njërëzve tuaj. Po fyeni në mënyrë të paarsyeshme dhe nuk po lejoni të zhvillohet një seancë normale”, iu drejtuar Imami deputetëve socialistë.
Ai ka theksuar se skenari i qartë i opozitës është të krijojë tensione artificiale. “Nëse vijoni me politikën e tensionit jeni gabim.Pushteti nuk merret me dhunë” theksoi më tej Imami.