E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis votimi, opozita braktis seancën plenare

Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare në momentin kur në sallë po miratoheshin një sërë ligjesh.

Largimi i deputetëve socialistë ka ardhur menjëherë pas fjalës së kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi i cili e fajësoi sërish kryeministrin Berisha për vrasjen e 4 demonstruesve në 21 janar.
 

“Ju vërtetuat në këtë seancë se jeni ju fajtorët kryesorë për ngjarjet e 21 janarit. Ju dëshmuat sot se jeni bashkëpunëtorë të 21 Janarit ” theksoi Ruçi duke shtuar se seanca e sotme ishte një turp pasi opozitës iu mohua e drejta e fjalës.
 

Pas 2 minutave kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën kreut të grupit socialist Ruçi me pretendimin se i kishte përfunduar koha që parashikohet në rregulloren e Kuvendit.
 

Menjëherë më pas deputetës e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votimet e ligjeve, ashtu siç kanë deklaruar edhe më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›