Nis sesioni parlamentar 2012

U zhvillua seanca e parë parlamentare për vitin e ri 2012, ku nuk munguan polemikat mes drejtuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës për një sërë cështjesh.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci deklaroi në fjalën e tij se 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin me një demokraci të rrezikuar.
“Jemi në krizë ekonomike, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë evidente. Papunësia është në rritje dhe varfëria është shtuar. 100-vjetori e gjen shtetin në krizë”, deklaroi Ruci.
Ai tha se axhenda integruese do të ketë në bosht kontributin që klasa politike duhet të japë për demokratizimin e institucioneve. Jemi në krizë ekonomike, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë evidente. Papunësia është në rritje dhe varfëria është shtuar. 100-vjetori i pavarësisë e gjen shtetin në krizë
Gramoz Ruci
Kryetar i grupit parlamentar socialist
“Do të punojmë intensivisht për miratimin e ligjeve me 3/5”, u shpreh Ruci, i cili preku edhe cështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se, “fryma e Kushtetutës kërkon një president që të përfaqësojë unitetin e popullit”.
Deklaratës së tij iu përgjigj kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, i cili ndryshe nga kolegu theksoi se 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin me një sërë arritjesh.
“Vitet që lamë pas nuk janë vite të shkuara dëm vetëm sepse Edi Rama nuk është në pushtet. Në këto vite u arrit anëtarësimi në NATO dhe lëvizja e lirë”, deklaroi Patozi.
Shefi i demokratëve tha se nderimi më i madh për 100-vjetorin do të ishte që secila palë politike të mbartte përgjegjësitë e veta.
“Mazhoranca mbetet e përcaktuar për të bërë cfarë është në dorën e saj për të marrë statusin e vendit kandidat, që do të ishte një shënim për 28 nëntoritn”, theksoi Patozi, i cili më pas i drejtoi një seri akuzash opozitës.
“Po opozita? Nëntorin e shkuar e mbyllëm me formalitet, por nuk mund të harrojmë që dy vjet i kaluat rrugëve. Presim të votojmë reformën elektorale, që do të jetë një bazament solid për zgjedhjet e radhës”, nënvizoi ai.
Më tej numri dy i Partisë Demokratike preku edhe cështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar si të parakohshëm dhe të panevojshëm debatin që ka shpërthyer për të.
Patozi theksoi se e rëndësishme në këtë proces është që të respektohet Kushtetuta, synim të cilin sipas tij e ka mbrojtur edhe Partia Socialiste.
Ai akuzoi PS dhe presidentin aktual për lidhje mes tyre dhe shtoi se opozita sillet në një mënyrë sikur posti i presidentit i takon medoemos asaj. Në përfundim të fjalimit të Patozit, Kuvendi miratoi kalendarin trejavor të punës. Kuvendi
Taksat, rrëzohet nisma e PS
Leskaj miratohet si kreu i KLSH-së
Kuvend, replika Blushi-Berisha