E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis sezoni i shirave, Krifca: Gatishmëri totale për mirëmbajtjen e strukturave të kullimit!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca  kërkoi gatishmërinë totale për  mirëmbajtjen e strukturave të kullimit, ndërsa Shqipëria pritet të hyjë në një sezon me shira të shumtë. Në një takim me institucionet përgjegjëse për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e strukturave të ujitjes dhe kullimit, ministrja nënvizoi se të gjithë strukturat do të jenë të angazhuara në terren për situatën në të gjitha rastet që mund të paraqesin problematikë në zonat rurale.Zonja Krifca udhëzoi mobilizimin e strukturave për të parandaluar përmbytjet si dhe për të garantuar funksionimin total të kapaciteteve kundër përmbytjeve.
Gjatë takimit, zonja Krifca iu bëri gjithashtu thirrje bashkive për bashkëpunim si një instrument i rëndësishëm i menaxhimit të këtyre situatave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›