Nis shpërndarja e librave falas në Elbasan, 11850 nxënës i përfitojnë tekstet falas

Ka nisur në Elbasan procesi i shpërndarjeve të teksteve shkollore për sezonin e ri mësimor. Prindërit janë njoftuar nga mësuesit e shkollës 9- vjeçare “Bardhyl Popa” për të tërhequr librat të cilët do të jenë falas për rreth 400 nxënës të arsimit fillor e nëntëvjeçar.
Stafi arsimor i shkollës “Bardhyl Popa” dhe nxënësit do të gjejnë një ambient komod dhe argëtues për një proces mësimor bashkëkohor.
Në qytetin e Elbasanit për vitin e ri shkollor 2024-2025 do të përfitojnë tekste falas rreth 11,850 nxënës të arsimit parauniversitar nga të cilët rreth 11,000 janë nxënës të arsimit bazë nga klasa e parë deri në të nëntë, ndërsa pjesa tjetër e nxënësve janë i arsimit të mesëm.