E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot ndertimi i Bulevardit te ri te Tiranes, shpallet kompania fituese

Bulevardi i ri i Tiranes, nje projekt mjaft ambicioz ky i lancuar nga Bashkia e Tiranes, inicion sot fazen e ndertimit te tij. Dhe kjo, pasi eshte realizuar edhe shpallja e kompanise fituese, e cila do te zbatoje edhe punimet konkrete ne kuadrin e realizimit te tij. Fjala eshte konkretisht per kuvajtianet e “Copri Construction Enterprises LLW”, e cila njihet edhe per eksperienca te meparshme ne vendin tone. Mjafton te kujtojme se ajo ka qene jonit-venture, me kompanine “Aktor” ne ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan dhe tunelit te Elbasanit. Edhe keto, projekte mjaft te rendesishme infrastrukturore per vendin tone. Kujtojme sakaq se per ndertimin e Bulevardit te ri te Tiranes, ishin ne gare kater kompani prestigjioze nderkombetare, nga rajoni i Evropes, por ne te njejten kohe edhe nga Lindja e Mesme. Qe te gjitha te interesuara per te realizuar kete projekt strategjik per kryeqytetin shqiptar, i vleresuar si me i rendesishmi i realizuar ne 70 vitet e fundit brenda tij. I cili eshte lancuar per here te pare nga kryebashkiaku Lulzim Basha, pikerisht gjate fushates elektorale te vitit 2011, dhe po behet realitet rreth 2 vjet pas zgjedhjes se tij ne krye te Bashkise se Tiranes. Dhe qe synon ne te vertete te zhvilloje nje nga pjeset me te prapambetura te qytetit te Tiranes. Ndersa zona urbane qe ndikohet nga ky projekt eshte rreth 14 km2. Pa harruar as faktin tjeter, gjithashtu te rendesishem, se krahas zhvillimit ekonomik te zones, krijimit te vendeve te reja te punes gjate zbatimit te projektit dhe zhvillimit te projekteve te reja pergjate ketij korridori, ndertimi i Bulevardit te ri te Tiranes do te ndikoje drejtperdrejt ne permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve, duke e vendosur Tiranen ne trajektoren e zhvillimit te nje qyteti modern evropian, ku punohet dhe jetohet me mire. Kujtojme sakaq, edhe faktin se Keshilli i Ministrave, per t’i ardhur ne ndihme ketij projekti ka miratuar se fundmi, edhe vendimin per shpronesimin publik te 204 objekteve private, duke i krijuar keshtu te gjitha mundesite per nisjen sa me pare te tyre. Ku per venien ne zbatim te projektit ne fjale, faza e I-re, eshte konstatuar nevoja per shpronesimin e pasurive troje ne pronesi private me siperfaqe totale prej 38.642 m² dhe 204 objekteve te ndertuara, ne pronesi apo posedim privat.

C’parashikon projekti?

Ne fazen e pare te punimeve, qe nis nga Stacioni i Trenit perfshihet edhe nje parkim i madh nentokesor. Pergjate bulevardit eshte parashikuar kalimi i linjes se tramit, qe do te lidhe terminalin multimodal te pasagjereve me sheshin “Nene Tereza”. Ne bulevardin e ri te Tiranes do te ndertohet Pallati i Drejtesise dhe institucione te tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›