E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Marreveshja Kosove-Serbi, rendesi kombetare per shqiptaret

Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar homologun e tij kosovar Hashim Thaci si nje politikan me shkalle te larte pergjegjesie qe nenshkroi marreveshjen mes Kosoves dhe Serbine. Ne takimin e zhvilluar dje mes dy Kryeministrave ne Tirane, Berisha u shpreh se kjo marreveshje ishte e nje rendesie kombetare per shqiptaret. “Kryeministri Thaci ka deshmuar nje shkalle te larte pergjegjesie dhe nje vendosmeri te madhe qe ky proces te konkretizohet me sukses. Per shqiptaret marreveshja e Brukselit eshte e nje rendesi kombetare shume te madhe. Nderkohe, zhvillimet ne teresi ne dy vendet tona jane te nje trendi te pamohueshem pozitiv”,- tha Kryeministri Berisha ne konferencen e perbashket per mediat. Ai shtoi se “perspektiva evropiane e Shqiperise dhe e Kosoves eshte me e avancuar dhe me e sigurt se asnjehere”. Kryeministri Berisha u shpreh se me Kryeministrin Thaci ka diskutuar per procesin e negociatave dhe per zhvillimet ne rajon. “Kryeministrit te Republikes se Kosoves, mikut tim zotit Hashim Thaci, i cili ka ardhur ne nje vizite kortezie me rastin e mbarimit te mandatit te kesaj mazhorance, per t’u pershendetur vellazerisht, se pari i shpreha mirenjohjen me te thelle per viziten e njerezishme dhe kenaqesine time qe e prita dhe biseduam perseri per problemet tona me te rendesishme”,- tha Berisha. Ndersa Kryeministri kosovar ka vleresuar kontributin e Kryeministrit Berisha ne Pavaresine e Kosoves, ndertimin e Rruges se Kombit dhe ne intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve. “Deshiroj te falenderoj ne emer te qeverise se Republikes se Kosoves, ne emer te qytetareve te Republikes se Kosoves mikun dhe Kryeministrin Sali Berisha per punen e jashtezakonshme per Shqiperine dhe shqiptaret, per procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine, per anetaresimin ne NATO, per punen e perbashket qe kemi bere per pavaresine e Kosoves, per berjen e Kosoves se pavarur dhe sovrane, per njohjet qe i jane bere Kosoves. Ne tani kemi 121 njohje dhe Shqiperia ka nje rol te jashtezakonshem dhe shume te rendesishem, ne vecanti Kryeministri Berisha”,- u shpreh Thaci. Kryeministri i Kosoves u ndal te ndertimi i Rruges se Kombit, duke u shprehur se bashke me ndertimin e autostrades ne pjesen e Kosoves, distanca mes dy vendeve tashme eshte 2 ore. “Nje falenderim i vecante shkon per Kryeministrin Berisha per ndertimin e Rruges se Kombit, sepse une sot deri ne 11:15 isha ne zyren time duke permbyllur axhenden e konsultave, mbledhjen e qeverise, pritjen e Presidentit te Kroacise dhe me pas ne oren 14:00 isha ne Tirane. Une i njoh dhe i kam perjetuar sfidat, ballafaqimet dhe te gjitha rruget 12 – oreshe Prishtine - Tirane, edhe para lufte edhe pas lufte”,- u shpreh Kryeministri Thaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›