E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis turneu ndërkombëtar i tenisit “Tirana Open 2008”

Sot më 25 tetor, Federata Shqiptare e Tenisit, e mbështetur nga sponsori i saj Stefani&Co, hapi dje turneun kombëtar të tenisit “Tirana Open 2008”, që njeh kështu edicionin e 12-të zhvilluar në Shqipëri.

Në këtë turne marrin pjesë 44 tenistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedoni. Ndeshjet zhvillohen në ambientet zyrtare të Federatës Shqiptare të Tenisit, pranë Shallvareve.

Pas hedhjes së shortit u luajtën 24 ndeshje në total. Në turi eliminator u seleksionuan 32 sportistët, të cilët më pas (po sot), i janë nënshtruar edhe turit të parë, ku vetëm 16 më të mirët u kualifikuan për në turin çerekfinal, që do të zhvillohet sot.

Vazhdimësia e turneut do të jetë nga 25-30 tetor, çdo ditë do në nisin me takimin e parë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë për gjatë gjithë ditës, deri në orët e para të mbrëmjes.

Të mërkurën, që është edhe dita e fundit e turneut, do zhvillohet edhe finalja dhe më pas ceremonia e shpalljes së fituesit të këtij kompeticioni.

E Shtune, 25 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›