E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, shtate minuta loje dhe gol

Rikthehet “Gerd Myleri i Shqipërisë”, Hamdi Salihi dhe SV Ried fitoi 3-1 me Austrinë e Vienës, teksa një javë më parë pa shkodranin SV Ried humbi 2-0 me Kapfenbergun. Ried kryesoi 3-0 deri në minutën e 84’, kur edhe shënoi sulmuesi shqiptar.
Salihi hyri si zëvendësues në minutën e 77-të.  Në të 84’, Leksa dha një pas mbretëror për Salihin, shqiptari vrapoi dhe me një goditje “traumhaften” (ëndrrash) nuk i la ansjë shans portierit kundështar. Për Salihin ky ishte goli i tij i pestë sezonal.
Austria e Vienës, - një ekip që e kishte kërkuar më parë Salihin përpara se ish-lojtari i Tiranës të transferohej te Ried – shkurtoi diferencën në minutën e 86-të.

E Shtune, 25 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›