Nis universiteti, mbi 2 mijë kuota bosh për studentët e rinj
Më shumë se 22 mijë studentë të rinj do të ulen sot në auditorët e universiteteve publike në mbarë vendin, ndërkohë që rreth dy mijë të tjerë do të duhet të presin fazën e tretë të regjistrimeve për t’u regjistruar ditët në vijim në universitetet publike. Sot, nis viti i ri akademik për sistemin me kohë të pjesshme në 9 universitetet publike në vend dhe dy akademitë që janë në varësi të Ministrisë së Arsimit, asaj të Arteve dhe të Sporteve.
Ndërkohë, sistemi me kohë të pjesshme dhe cikli i dytë i studimeve do të nisin më 10 nëntor. Në të njëjtën kohë ka nisur regjistrimi i studentëve në Qytetin Studenti, që do të kthehet në shtëpinë e tyre për vitet e ardhshme akademike.
Faza e tretë
Faza e tretë e regjistrimeve nuk është përcaktuar ende, kjo, për shkak se udhëzimi i regjistrimeve parashikonte vetëm regjistrimin paraprak dhe përfundimtar e jo regjistrimin pasardhës. Gjithsesi, burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bëjnë të ditur se kjo fazë e re regjistrimesh pritet të kryhet me formular të posaçëm, të cilin do e plotësojnë jofituesit në universitete, ndërkohë që në këtë fazë do të përfshihen edhe kandidatët për në filialin e porsaçelur të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Lushnje.
Burime nga ministria bënë me dije se Formulari A3 do të plotësohet nga jofituesit, në mënyrë që të mos ketë faza të tjera regjistrimi dhe procedurat të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Më pas, ata do të renditen në vendet e mbetura bosh dhe do të thirren të regjistrohen. Burimet bëjnë të ditur se kjo do të jetë etapa e fundit e regjistrimit, pasi edhe nëse do të mbeten sërish kuota bosh, ato nuk do të rishpërndahen.
Kuotat bosh
Në Universitetin e Tiranës kanë mbetur 264 kuota bosh gjithsej. Drejtësia, Financa, Farmacia dhe Shkencat Politike i kanë plotësuar të gjitha kuotat e tyre, duke u dhënë fund shpresave të atyre që mendonin se mund të kalonin në këto degë në fazën e tretë të regjistrimeve.
Ndërkohë, të paktën 300 kuota në degë të ndryshme të fakulteteve pranë Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan kanë mbetur të paplotësuara edhe pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimit për vitin akademik 2008-2009. Situata më negative gjendet në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, ku ekzistojnë degë ku kanë fituar vetëm dy studentë dhe nuk ka më aplikantë.
Sakaq, pritet edhe përcaktimi i studentëve të rinj për filialin e ri të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Lushnje dhe degën e re të filialit të Universitetit të Tiranës, në Kukës.
Part-time dhe Master
Programet e ciklit të dytë dhe ato me kohë të pjesshme do të nisin më 10 nëntor, sipas udhëzimit më të fundit të nënshkruar nga ministri Beja. Në këtë udhëzim përcaktohet se si ciklet e dyta të studimeve, ashtu edhe sistemi me kohë të pjesshme, që ende nuk është zyrtarizuar, do të nisin në fillimin e nëntorit, duke siguruar se këtë vit do të ketë part-time në ndryshim nga viti i kaluar.
Sipas burimeve nga Universiteti i Tiranës, degët që nuk preferohen nga studentët, si Biologjia, Fizika e të tjera do të jenë të liberalizuara. Por, në këtë kategori, Universiteti i Tiranës ka propozuar edhe Fakultetin e Ekonomisë, i cili do të pranojë të gjithë studentët që aplikojnë, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Sakaq, departamentet e tjera do të kenë kuota. Në këtë mënyrë, Universiteti i Tiranës ka propozuar 200 kuota për Fakultetin e Drejtësisë.
Sipas të gjitha të dhënave, Matura Shtetërore nuk do të jetë një ndër kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për studentë as në universitetet publike.
Qyteti Studenti
Tashmë ka përfunduar faza e parë e regjistrimit në Qytetin Studenti dhe do të mund të regjistrohen vetëm ata që kanë hyrë në fakultet me vonesë, për shkak të shtyrjes së fazës së tretë të regjistrimeve. Ata do të duhet të jenë me fat, pasi sipas burimeve nga Qyteti Studenti, këtë vit fluksi i regjistrimeve ka qenë mjaft i madh. Dokumentet e nevojshme për regjistrim do të jenë certifikatë me fotografi personale e 3 muajve korrik–tetor 2008, 3 fotografi, vërtetim nga fakulteti ku ndjek studimet, i firmosur e i vulosur dhe raport mjekësor. Studentët që do të regjistrohen për herë të parë në Qytetin Studenti do të duhet të kryejnë pagesën me lekë në dorë pranë bujtinave përkatëse. Tarifa është 30 mijë lekë të reja, ndërkohë që afati i fundit është pasnesër.