Nis vaksinimi kundër gripit për personelin mjekësor në QSUNT

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit për personelin mjekësor, si pjesë e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe pacientëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri të ditur përmes një postimi se vaksinimi i personelit shëndetësor po vijon në të gjithë vendin.
Sipas Spahiut, mbrojtja e profesionistëve shëndetësorë është e rëndësishme për garantimin e sigurisë së pacientëve dhe vijimësinë e shërbimeve shëndetësore.
Vaksinimi synon të ulë rrezikun e infektimit dhe transmetimit të virusit të gripit, veçanërisht te pacientët me sëmundje bashkëshoqëroruese dhe kategoritë shoqërore më të riskuara si të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Fushata e vaksinimit për personelin shëndetësor është pjesë e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sigurisë në institucionet shëndetësore.
/e.i/a.f/r.e/