E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUNT, konsulta të specializuara për rreth 400 pacientë në ditë

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Më shumë se 400 pacientë në ditë, marrin shërbim të specializuar në Qendrën e Konsultave Ambulatore pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).

Përmes një postimi, QSUNT bën të ditur se mjekët e shërbimeve ofrojnë konsulta për qytetarët, duke u kushtuar vëmendje nevojave individuale të secilit pacient.

Sipas QSUNT-së, vlerësimi i kujdesshëm, diagnostikimi në kohë dhe ofrimi i shërbimeve cilësore janë ndër objektivat e qendrës, me synimin për ta vendosur pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor.

“Pas çdo konsulte qëndron një njeri, një shqetësim dhe shpresa për t’u ndjerë më mirë”, thuhet në mesazhin e QSUNT-së, ndërsa vijon çdo ditë misioni në shërbim të qytetarëve, përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të stafit mjekësor.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›