E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, 14 mijë doza për Shkodrën dhe Vaun e Dejës

Që në ditët e para të nisjes së vaksinimit kundër gripit sezonal në Shkodër vërehet interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Sipas drejtueses së njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor, për këtë sezon janë planifikuar 14.000 doza vaksine për bashkitë Shkodër dhe Vau i Dejs. Gjysma e kontigjentit është shpërndarë tashmë në qendrat shëndetësore ku vaksinimi po kryhet me përparësi për disa kategori personash bazuar në moshën, sëmundjet kronike dhe profesionet

“Vaksinimi ka filluar në të gjithë QSH-të e Shkodrës. Kategoritë target të këtij vaksinimi janë punonjësit shëndetësorë, punonjësit edukativë, mësuesit dhe edukatorët, punonjësit e policisë dhe ushtarakët, gratë shtatzëna, obezët, të sëmurët kornikë, por gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme vaksinimi edhe i kategorive të tjera të cilat paraqiten pranë QSH-ve dhe të gjithë do të vaksinohen pa përjashtim. mjafton dëshira dhe vullneti për të shkuar për t’u vaksinuar”, deklaroi Besara Gjurgjej Drejtuese e NJVKSH Shkodër.

Përveçse në 20 qendrat shëndetësore që mbulon NJVKSH Shkodër, vaskinimi ofrohet edhe ne banesa, përmes ekipeve të kujdesit shëndetësor në terren, për personat që e kanë të pamundur të paraqiten në qendrat shëndetësore.

“Ato banorë të cilët nuk munden për shkak të pamundësisë e kanë të pamundur të shkojnë te qendra shëndetësore, do shkojnë infermierët tanë vaksinatorë në banesën e tyre për t’i ofruar vaksinën e gripit”, tha Gjurgjej.

Interesi për vaksinimin kundër gripit sezonal në Shkodër ka ardhur në rritje. Vitin e kaluar, nga 14 mijë dozat e planifikuara për këtë zonë, mbi 10 mijë e 700 qytetarë kanë marrë vaksinën. Tshmë mundësi për qytetarët është edhe rezervimi i vaksinimit përmes portalit e-Albania, ku mund të përcaktojnë datën dhe orën për marrjen e vaksinës, si për veten, ashtu edhe për fëmijët.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›