E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis vendosja e aparaturave në spitalin e ri në QSUT, Dashi: Kjo është sfida e vitit Aperaturat e reja

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur sot vendosja dhe instalimi i aparaturave të spitalit të ri. Gjatë këtyre javëve është bërë e mundur ngritja e komisioneve të cilët kanë marrë në dorëzim këto aparatura. Me vendosjen e tyre do të nisë testimi për mbarëvajtjen në punë dhe njëkohësisht me këtë procedurë do të jetë edhe trajnimi i stafit mjekësor për ato aparatura të cilat janë të reja për QSUT-në. “Ky spital është një nga sfidat më të mëdha të vitit që ne kemi përpara. Aktualisht grupi i punës po mblidhet çdo ditë për të parë ecurinë e punimeve si dhe për të ndarë detyrat aty ku duhen. Ne jemi të vendosur që këtë sfidë ta çojmë deri në fund, që do të thotë inaugurimin e këtij spitali në këto muaj” ka pohuar Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Sipas tij, tashmë është përcaktuar nga palët grafiku i detajuar i trajnimit të stafeve mjekësorë ( mjekë, laborantë etj) për përdorimin e aparaturave mjekësore, proces i cili ka filluar 28/05/2010. Nga ana tjetër janë ngritur grupet për testimin dhe marrjen në dorëzim të objektit. Grupet e ngritura janë duke testuar punimet ndërtimore, elektrike, mekanike, linjat e gazrave. Gjatë kësaj kohe është bërë testimi i kaldajës së ujit të ngrohtë, ujit sanitar dhe avullit, testimi i linjave elektrike, transformatorëve etj. Në këtë spital me 5 kate do të vendosen shërbimet e ekzaminimeve të imazherisë dhe diagnostikimit; qendra e sterilizimit; urgjenca; mjekësia e përgjithshme, laboratorët klinikë, hematologjia, si dhe laboratori historlogjik. Brenda spitalit te ri janë parashikuar të jenë 115 shtretër për trajtimin e të sëmurëve. Në përfundim të të gjithë projektit në spitalin e ri universitar në Tirane në katin e pestë të tij do të jenë 7 salla operacioni, 8 shtretër pas operacionit dhe Laboratori Histologjik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›