Tiranë, prangosetpolici, u kap me1,1 kg heroinë
TIRANë- Një punonjës i policisë ushtarake në Tiranë është vënë në pranga pasi në automjetin me të cilin udhëtonte, policia ka gjetur më shumë se 1 kg heroinë. Specialistët e skuadrës së antidrogës në policinë e Tiranës kanë vënë në pranga shtetasin Ndue Lokthi, 43 vjec, me profesion ushtarak, si dhe shtetasin Artur Lita, 23 vjec.
Personat e lartpërmendur janë prangosur në zonën e quajtur kthesa e Valiasit, duke drejtuar mjetin tip furgon me targa SH 6937 E, ku është gjetur dhe sekuestruar 1158 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë, në cantën e shtetasit Artur Lita. Ndërsa shtetasi Ndue Lokthi drejtonte mjetin.
Në këtë mënyrë ai shmangte postblloqet e policisë, duke qënë punonjës i policisë ushtarake, por nuk ka mundur të kalojë lehtë postbllokun e ngritur në kthesën e Valiasit, pas informacioneve të siguruara nga uniformat blu.
Canta me heroinë është gjetur poshtë sediljes së pasagjerit. Automjeti vinte drejt Tiranës, ndërsa lënda narkotike dyshohet të jetë blerë në Lac. Në cilësinë e provës materiale, policia përvec lëndës narkotike ka siguruar edhe shumën e 119 mijë lekëve, furgonin, një pistoletë model 54, një karikator me 7 fishekë si dhe 2 telefona celularë.
Për 5 muajt e vitit 2010 skuadra e antidrogës së policisë së Tiranës ka sekuestruar rreth 5 kg heroinë dhe 30 gr kokainë, ndërsa ka vënë në pranga rreth 80 persona të implikuar në narkotrafik.
(m.a/News24/BalkanWeb)