Nis viti i ri akademik për 120 mijë studentë. Mjekësia në protestë
TIRANE - Sot, më 12 tetor, qindra mijera studente i jane drejtuar universiteteve. Në auditore ulen per here te pare 30 mije studentet qe fituan kete vit te drejten e shkolles se larte. Ndersa ne total vendi yne ka rreth 120 mije studente qe ndjekin studimet ne universitetet publike dhe private.
Ky vit ka nisur me protesta në fakultetin e Mjekësisë. Dhjetëra te rinj te mbledhur përpara këtij fakulteti, kryesisht ata te vitit te dyte, pretendojnë ndryshimin e një rregulli të vendosur nga fakulteti i cili parashikon mbetjen në stazh nëse studentet ngelen qofte edhe ne nje provim nga viti i mëparshëm. Studentet janë të vendosur të vijojnë protestën e tyre duke bojkotuar mësimin deri në plotësim të kërkesave. "Jemi shumë të vendosur për atë që kërkojmë", thanë ata.
Ministri Tafaj: Reformë për cilësinë e diplomave
dt. 11 tetor
TIRANË- Një ditë para nisjes së vitit të ri akademik për studentët, kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj ka uruar profesoratin dhe gjithë studentët dhe ka theksuar se gjatë këtij mandati kryefjalë e programit është cilësia e diplomave.
Duke deklaruar se premtimi për liberalizimin e universiteteve është mbajtur, pasi vetëm këtë vit hyjnë në auditoret publike mbi 30.000 studentë, këtë mandat do të punohet për cilësinë e studimeve.
"në mandatin e dytë, kryefjala e programit tonë në arsimin e lartë është cilësia e studimeve, cilësia e diplomave. Së shpejti një kompani e huaj, fillon punën për të përcaktuar standardet mbi bazën e të cilave do të bëhet klasifikimi i universiteteve dhe i diplomave shqiptare për nga cilësia e tyre. Deri në fillim të vitit tjetër akademik ne do të kemi të përfunduar klasifikimin e universiteteve shqiptare, publike e private, për nga cilësia, pra niveli i tyre"- tha Tafaj.
Sipas tij, së bashku me studentët e viteve më të larta, numri total i studentëve, në të gjithë sistemin e arsimit të lartë, pra përfshirë edhe atë privat, parashikohet të afrohet me shifrën 120.000 studentë, që do të thotë se ekzistojnë të gjitha premisat që në vitin akademik 2013-2014 Shqipëria të ketë 150.000 studentë.
Ai garantoi respektim të autonomisë universitare dhe reformë të thellë në përmbajtje, në përputhje me standardet e Bolonjës.
***************
Reformë të thellë në fushën arsimore në vend ka njoftuar dy jave ma pare kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë një takimi me drejtues të shkollave të arsimit nëntëvjeçar, zhvilluar në Tiranë.
Sipas tij, deri në vitin 2013 të drejtën për të ushtruar detyrën e mësuesit në shkollat e mesme në vend do ta kenë vetëm ata që kanë master, një gjuhë të huaj dhe njohuri kompjuterike.
"Në vitin 20013 nuk mund të jenë mësues ata që nuk kanë përvetësuar njohuritë në lëndën bazë, pa thelluar studimet përmes masterit, nuk mund të punojnë me nxënësit që kanë kontakt me kompjuterin dhe anglishten, nëse ata nuk janë të aftë në përdorimin e gjerë të teknologjisë dhe njohuritë e një gjuhe të huaj në nivel të mjaftueshëm"- tha Tafaj.
Sipas tij, objektivi i programit të qeverisë është braktisje zero e arsimit 9-vjeçar dhe ky do të jetë një indikator kryesor mbi bazën e të cilit do të vlerësohet puna e secilit mësues, drejtues shkolle, apo i drejtorisë së rrethit.
"Çdo mësues, drejtor shkolle, drejtor zyre arsimore dhe rrethi nuk mund të gjejë asnjë justifikim për nxënës që duhet të shkojnë në shkollë dhe nuk janë në shkollë"-theksoi ai.
Në përgjigje të situatës së krijuar me studentët e Universitetit të Vlorës, ministri i ri i Arsimit garantoi edhe njëherë se për këtë kategori do të zbatohet në mënyrë rigoroze ligji.