Nis viti i ri akademik

Te gjithe ato elemente shume te rendesishem te zbatimit te ligjit sikurse eshte dhe ceshtja e pronave dhe e pronesise ne universitet eshte nje ceshtje qe duhet te na angazhoje te gjitheve me shume seriozitet qe gjerat brenda universitetit ne radhe te pare te mos jene te konfiguruara ne aspekte informale por te jene te formalizuara te zyrtarizuara. Keshtu qe ne kete kendveshtrim do te bashkepunojme dhe jam i bindur qe do te kete sensibilitetin e duhur per ti dhene zgjidhje definitive ketij Universiteti tha Topi.
Presidenti ka theksuar qe eshte koha qe te rinjte te studiojne ne profesione qe ju vlejne dhe qe i kerkon tregu pasi koha ka treguar se ata po orientohen gabim.
Shume prinder ndoshta nuk e kane formimin per te orientuar femijet e tyre. Mjaft universitete kane qellimin per te formuar studente por kane edhe interesin privat sot eshte bere mese e nevojshme qe prinderit studentet te dine te orientohen sakte qe nuk jane brenda viteve te studimit tha Topi.
Bamir Topi eshte shprehur se do te mbeshtese ndertimin e kampusit te ri universitar i cili do ti jape nje tjeter dimension arsimit.Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur ti pershendese te rinjte per kete vit te ri akademik nga Akademia e Arteve.
Edhe pse buxheti i arsimit te larte kete vit eshe shkrutuart ndjeshem zoti Berisha ka theksuar se do te mbeshtese financimin e universiteteve dhe do te kerkojne qe te zbatohen standartet e OECD-se.
Per here te pare ne gjithe historine kete vit ne bankat e shkollave te larta ulen 70 perqind e atyre qe mbaruan maturen universitetet i konsiderojme shtreterit e mendimit intelektual te kombit ndaj edhe nuk do te nguroj qe ti mbeshtesim ato me te gjitha mjetet financiare tha Berisha.
Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka vizituar ambientet e Fakultetit Juridik ku dhe ka pershendetur mijera te rinj per fillimin e vitit te ri akademik.