E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Vendit i duhet nje rruge e re Berisha pergjegjes per rrenimin

TIRAN- Kreu i PS-se Edi Rama ka perseritur vendosmerine e forces qe drejton per transparencen e zgjedhjeve. Gjate nje deklarate per mediat Rama ka theksuar se nuk do te kete asnje hap pas ne betejen e opozites per tI ktheyr shqiptareve lirine e votes.

Ai ka akuzuar kreun e qeverise Berisha per rrenimin ekonomik te vendit duke kujtuar se nderkohe qe BE heq murin e vizave ai ka ngritur murin e varferise per shqiptaret.

Asnje hap prapa ne kete beteje pasi duam tu kthjene shqipreve lirine e votes.
Shqiperia ka nevoje per nje rruge te re dhe ne do e hapim medoemos- tha Rama.

Rama ka sqaruar se nuk eshte thene asnjehere nga PS-ja se nga vendi do te largohen 1 milione shqiptare por se kaq eshte numri i te papuneve per faj te Sali Berishes.

TIRAN - Komisioni Hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nuk perfshihet ne kalendarin e ri trejavor te Kuvendit. Gjate mbledhjes kryetari i grupit Socialist Gramoz Ruci ka kerkuar shpjegime per menyren e votimit per Dekretin e Presidentit Topi por pa mundur qe te marre nje pergjigje prej kundershtarit politik.


Vetem disa dite me pare PS eshte deklaruar e gatshme te nise hetimi parlamentar me shqyrtimin e materialeve zgjedhore nderkohe qe per fletet do ti drejtohet Komisionit te Venecias.
Deklaraten e ka bere kreu i grupit Parlamentar Gramoz Ruci gjate nje komunikimi me gazetaret.
Kjo eshte oferta e opozites e hedhur ne tavolinen e mazhorances per te zgjidhur krizen. Ne kemi bere oferten tone. Kohe per te humbur nuk ka- ka thene ai.

Nderkohe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pitella ka reaguar pas letres se derguar nga grupi Parlamentar i Partise Socialiste ku shprehej shqetesimi per deklaraten e kryetarit te KQZ-se Arben Ristani per djegie te kutive te votimit.
Ne reagimin e tij Pitella shkruan se nje veprim i tille do te ishte nje nje goditje per demokracine parlamentare ne Shqiperi dhe kriza politike do te hynte ne nje rruge pa kthim



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›