E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet ministri Erion Veliajtakimi i parë me komunitetin rom

TIRANË - Pas më pak se një ore, ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të prezantohet në ambientet e institucionit që do të drejtojë.

Në orën 10.00, në selinë e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, do të zhvillohet ceremonia e marrjes së detyrës së re të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj nga paraardhësi i tij, Spiro Ksera.

Po kështu, pak orë më vonë në orën 12.30, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, do të vizitojë komunitetin rom, në zonën e ish-Dekorit në rrugën e Kavajës. Gjatë kësaj vizite, Veliaj do të ndjekë nga afër situatën e krijuar gjatë pesë javëve të fundit, si dhe do të njihet me problematikat dhe sfidat e këtij komuniteti.

Më pas, ministri Veliaj do të bashkëbisedojë me përfaqësinë e komunitetit rom, përfaqësues të organizatave rome, të rinj dhe organizata të ndryshme që po ndihmojnë këtë komunitet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›