E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis zbatimi i amnistisë penale, 60 të dënuar dalin nga burgu i Drenovës, 12 gra lirohen nga Pojska

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i amnistisë penale.

Nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme ndërkohë që nga burgu i grave në Posjkë do të lënë qelitë 12 të dënuara.

Që në orët e para të mëngjesit, pranë dy institucioneve penitenciare janë mbledhur dhjetëra familjarë, të cilët kanë pritur me emocione daljen e të afërmve të tyre.

Në shkallë vendi, nga amnistia përfitojnë 1,335 të dënuar, ku 466 lirohen menjëherë, ndërsa pjesës tjetër u reduktohet masa e dënimit.

Nga kjo amnisti penale u përjashtuan të gjithë subjektet e SPAK, të cilët nuk përfitojnë asgjë nga ky vendim i ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›