“Nis zyrtarisht sezoni i jahteve në Durrës”, Rama: Ekspozitë lëvizëse me perlat e Muzeut të Luvrit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e sezonit të jahteve në Durrës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thitë se nga Durrësi ka nisur zyrtarisht sezoni i jahteve me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin shqiptar.
Rama thotë se kjo premton surpriza për vitin e ardhshëm kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizizëse me perlat artisitike nga Muzeu i Luvrit në Francës dhe që Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut.
“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.
/vizionplus.tv/