VIDEO/ Spiropali dhe Tabaku nuk mbajnë dot të qeshurat: E kuptoj që të ka marrë malli

Përveç debateve dhe toneve të larta në Kuvend sot ka patur edhe momente me të qeshura.
Teksa Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, dhe Elisa Spiropali po diksutonin për marrëveshjen për tregun e brendshëm evropian pati një moment kur Spiropali dhe Tabaku nuk mbajtën dot të qeshurat.
Pyetja që Tabaku i bëri ministres Spiroapli për marrrëveshjen shkaktoi të qeshura.
Pjesë nga diskutimi
Tabaku: Si pjesë e aneksit të projekltligjit parashikohet një skedul pagesash që fillon me 0.5% në vitin 2021 dhe vazhdon për 6 vite rritet në 4.5%. A janë marrë masat për këtë dhe sa shkon mesatarisht pagesa vjetore?
Spiropali: Unë e kuptoj se Tabakun e ka marrë malli për ne dhe zhvillimin normal të seancave plenare. Por ja ku jemi e dashur Tabaku. Besoj se të gjithë çështjen që ministri nuk e shpjegon dot këtu as nuk u përgjigjet pyetjeve tuaja, ju i dëgjuar përgjigjiet shteruese të zonjës Ikonomi. Nëse keni pyetje më te detajuara, do iu kthejmë përgjigjie duke pyetur relatorët dhe ministrin përgjegjës. Nuk besoj se pyetja juaj shtyhet nga kurioziteti i tepërt, sepse do kishit të gjithë si grup minimalisht respektin për të dëgjuar deputetë dhe ministra të kësaj qeveria, minimalisht nuk do u ngriheshit në këmbë duke u folur nga vendi. Nëse do kishit minimalisht si grup për të dëgjuar deputetët apo ministrat nuk do u ngriheshit në këmbë nga vendi./vizionplus.tv/