E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani : ja bandat qe kemi goditur ne kete periudhe

Gjate ketij 7 mujore nga policia jane kryer plot 20 operacione ne goditjen e grupeve te ndryshme kriminale apo arrestimin e personave te shumekerkuar ne vendin tone. Sipas statistikave te policise kete 7 mujor te pare jane goditur 69 grupe kriminale me 280 anetare te arrestuar, c'ka perben dyfishim te forces goditese te tyre. Nga keto operacione te zhvilluara jane vene ne pranga shtetas te ndryshem te cilet akuzoheshin per vepra penale si trafik klandestines, armesh, lende plasese, korrupsion etj. Ndersa jane vene ne pranga edhe persona te akuzuar per ngjarje te vjetra si kreu i "Bandes se Karavastase" Luan Fusha, apo biznesmenin Ben Qimja, Mile Cami etj. Disa nga operacionet me te bujshme kane qene operacioni i koduar "Matrix 4", ku u godit grupi i vjedhjes se bankomateve me klonim te kartave te bankare, apo operacioni "Nitromak", ku rane ne pranga per korrupsion dhe shperdorim detyre funksionare te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe bashkepunetore te tyre. Gjithashtu nje nga operacionet me te njohura gjate ketij 7 mujori ka qene edhe ai i koduar "Rrembimi", ne saje te se cilet rane ne pranga 3 shtetas me ne krye Mile Camin (Fatmir Emini) per torturimin, vrasjen dhe hedhjen ne lume te Xhevrie Cakes (e ema e Lul Cakes) ngjarje kjo e ndodhur me 1 korrik 1999.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›