Shqiperia permendej ne raport vetem per ekstradimet
Tirane - Raporti i publikuar pak dite me pare nga qeveria Angleze ne te cilen bente me dije se edhe ne vendin tone jane te strehuar pedofile te cilet kane krijuar shoqata bamirese eshte kundershtuar nga ministri Nishani. Sipas tij vendi yne eshte permendur ne kete raport vetem per rastin e tre anglezeve, David Broun, Dino Christodoulu si dhe Robin Arnold te cilet ndodhen ne proces gjyqesor ne Gjykate te Tiranes. Sipas tij Shqiperia nuk ka shoqata angleze te regjistruara, por ishte permendur ne kete raport per rastin e ekstradimit te tyre ne vendin tone ne saje te bashkepunimeve me autoritet angleze, ne interes te vendit tone.