E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: 1.5 mld lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Gjatë fjalës së tij, Nishani u shpreh se procesi i kompensimit të ish-pronarëve po ecën paralelisht me atë të legalizimit.

"Vendimet e qeverisë reflektojnë vendimet e ALUIZNI-t për legalizimin e pronës së ndërtuar në zonën informale dhe në po të njëjtin vend parashikohet vendimi për kompensimin fizik të pronarit që shpronësohet nga legalizimi i kësaj prone. Deri tani janë verifikuar rreth 350 subjekte, ndërsa deri në fund të vitit qeveria do të rrisë fondin për kompensimin e pronarëve", është shprehur ai.

Ministri i Drejtësisë u bëri thirrje palëve të interesuara që të bëjnë aplikimet pranë AKKP-së. Gjatë takimit, Nishani i kërkoi AKKP-së rritjen e bashkëpunimit me institucionet e tjera, të cilat janë të interesuara në fushën e administrimit të pronës. Për këtë, ai u shpreh se po ndërmerret një plan veprimi, i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, e cila parashikon disa masa ligjore, buxhetore dhe administrative në procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›