E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet një i shumë kërkuar

Policia e Korçës bëri të ditur se në pranga ra shtetasi Elvir Haxhia, 23 vjeç, banues në fshatin Pojan, Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Ky shtetas kërkohej nga prokuroria e Korçës për veprën penale të vjedhjes dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake dhe municioneve.

Gjithashtu, ai bën pjesë në grupin e tre autorëve të arrestuar në muajin prill të këtij viti, për vrasjen e Nexhat Gegës, nga Pojani, dhe është i dyshuar si autor i disa veprave të tjera penale të rënda.

Policia po heton rreth këtij personi, pasi dyshohet se mbi të rëndojnë edhe vepra të tjera penale që kanë lidhje me dy vrasjet e dy personave në muajin korrik të këtij viti në fshatin Pojan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›