Nishani: Anëtarësimi në NATO shton sfidat e qeverisë dhe klasës politike shqiptare
Çfarë do te thotë për ju kjo ftesë për Shqipërinë në NATO?
Së pari, është një moment absolutisht historik. Një moment historik që konkludon një rrugë, një përpjekje, dhe kontribute prej shekujsh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një rrugë e cila ka qënë e mbushur me sakrifica, ka qënë e mbushur me vështirësi dhe pengesa të shumta. Së fundmi sot Shqipëria dhe shqiptarët, bëhen anëtarë të një familjeje, e cila është familja më e madhe, më e suksesshme e hapësirës euro-atlantike, e një familjeje e cila ka prodhuar që nga krijimi i saj, siguri për të gjithë, mundësi të prosperitetit dhe zhvillimit për të gjithë ata që kanë qënë pjestarë të saj, por edhe për ata që kanë përfituar nga ndikimi dhe nga ndihma e saj. Së dyti, ky është një moment historik. Përveçse sot, Shqipëria dhe shqiptarët konsiderohen si një pjesë e barabartë e kësaj familjeje, futen në një rrugë të një serioziteti akoma më të madh, të sjelljes në radhë të parë të shoqërisë, të sjelljes të të gjithë faktorëve dhe aktorëve të kësaj shoqërie (e kam fjalën për politikën, për shoqërinë civile, deri tek individi më i thjeshtë), për mënyrën e ndërtimit të institucioneve, për mënyrën e funksionimit të institucioneve, për mënyrën e menaxhimit të të gjitha zhvillimeve që tashmë e presin këtë vend.
Cili është angazhimi juaj lidhur me shpejtësinë e këtij proçesi, pasi kërkohen një sërë reformash siç janë edhe ato në Ministrinë e Brendshme?
Sfidat që ka përpara shoqëria shqiptare, natyrisht janë edhe sfida që i ka dhe qeveria, si pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë. Ka një sërë angazhimesh dhe detyrimesh që lidhen edhe me përgjegjësitë e drejtpërdrejta edhe të Ministrisë së Brendshme për çështje të tilla, si shtimi i dinamikës së rezultateve akoma më të mëdha në luftën kundër krimit të organizuar, në çështjet e krijimit të kondicioneve dhe standardeve europiane në pjesën e menaxhimit të kufijve, në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu, edhe në disa elementë të tjerë shumë të rëndësishëm që po ashtu Ministria e Brendshme ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në implementimin dhe arritjen e tyre, siç është ajo e dokumenteve standardet europiane të identitetit (e kam fjalën për regjistrin e ri elektronik dhe dokumentet e identitetit, që është letërnjoftimi dhe pasaporta biometrike, për të cilat po punohet). Po ashtu, edhe në aspektet e rritjes së performancës së administratës publike nëpërmjet krijimit të mundësive që në këtë administratë të rekrutohen, angazhohen resurset dhe burimet njerëzore më të mira që ka ky vend aktualisht, por edhe ata që vijnë nga pjesa e diplomimit dhe trajnimit nga shkolla të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, etj.
Si do të punohet për të përshpejtuar këto proçese?
Së pari, ka disa dokumente bazë strategjikë që janë pjesë e strategjisë për integrim. Ne si ministri kemi planet e veprimit që rrjedhin nga këto strategji, planet e veprimit që tashmë janë kthyer në plane pune dhe me objektiva konkrete. Në tre vitet e fundit ka rezultate me kahje në rritje në luftën kundër krimit të organizuar, ka arritje të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, por që absolutisht duhet të vijë në ridinamizim. Bashkëpunimi në këtë aspekt me institucionet të tjerë siç është Prokuroria, Tatimet, Doganat dhe institucionet e tjera, shërbimet inteligjente, janë pjesë e këtij angazhimi. Ndërsa lidhur me çështjen e menaxhimit të kufijve, ne kemi rritur së tepërmi performancën e teknologjisë që përdorim. Tashmë Shqipëria përdor atë teknologji, që përdorin të gjitha vendet e BE-së në pikat e kalimit kufitar, qoftë në aspektin e kontrollit të individëve, por edhe të kontrollit të dokumentacioneve dhe mallrave që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar. Ndërkohë që, me dokumentet e identifikimit të qytetarit, jemi në të gjitha parametrat dhe në të gjitha afatet që planet dhe projektet tona, kanë parashikuar dhe përcaktuar. Brenda verës së këtij viti, ashtu si dhe kemi deklaruar edhe më parë, Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë një regjistër të ri të gjendjes civile, ku do të jenë të evidentuar qytetarët shqiptarë, pa gabime dhe pa lënie jashtë, nga i cili do të prodhohet më pas edhe lista e votuesve për zgjedhjet në 2009, që do të jetë absolutisht lista më e mira që kanë patur ndonjëherë shqiptarët për zgjedhje. Paralelisht me të është edhe çështja e realizimit të dokumentave të identitetit siç është letërnjofitimi dhe pasaporta për të cilat ne besojmë që brenda këtij viti do të përfundojë të gjithë proçedurat dhe fillimi i vitit tjetër do t'i gjejë shqiptarët me proçesin e shpërndarjes së këtij dokumenti.
Parashikoni që mjaft reforma të mbyllen në 60 vjetorin e krijimit të NATO-s, që përkon me vitin tjetër?
Unë besoj se ky është një detyrim, për t'i përmbushur këto përgjegjësi. Por natyrisht edhe përmbushja e përgjegjësive është kontribut. Unë jam i sigurt që të gjithë strukturat, të gjitha institucionet e varësisë, administrata, stafi i gjithë institucioneve që janë pjesë e Ministrisë së Brendshme do të kenë së pari, një kërkesë absolutisht të fortë për të qënë në standardet që kërkohen dhe në përgjegjësinë që kërkohet për realizimin e këtyre
detyrimeve. Jam i bindur që dhe falë këtij kontributi, po edhe kësaj pjekurie që ka administrata jonë sot, por edhe falë eksperiencës që ajo ka fituar deri tani, do të bëjnë të mundur realizimin e këtyre përgjegjësive. Unë nuk i quaj thjesht objektiva, këto janë përgjegjësi, por që natyrisht përmbushja e përgjegjësive automatikisht prodhon një kontribut.
Mendoni se tani jeni para një sfide të madhe?
Nuk ka dyshim. Në fakt një shoqëri është gjithnjë përpara sfidash, por në këto momente janë sfida që mbeten të shkruara në histori, janë momente që hidhen në histori.