Ristani: Marrëveshja PS-LSI zhbalancoi KQZ-në, kërkesa e PD-së e ligjshme
TIRANE- Ish-kryetari i KQZ-së Arben Ristani e konsideron të ligjshme kërkesën e PD-së për zëvendësimin e anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin e Zgjedhjeve, me një anëtar të Partisë Republikane.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Ristani theksoi se ndërhyrja në përbërjen e institucionit të KQZ-së shërben për të rikthyer baraspeshën e munguar pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës.
“Ligji, por së pari marrëveshja politike vuri si parim balancimim total tërësor të menaxhimit të zgjedhjeve midis pozitës dhe opozitës. Me këtë lëvizje të LSI-së u kalua në një zhbalancim tërësor. Kaloi 4 me 3 në favor të opozitës, komisionet e nivelit të dytë kaluan në favor të opozitës, 4 me 3 dhe në një masë të madhe 5 me 2. Kemi një situatë të paligjshme që duhet rregulluar dhe për këtë arsye duhet ndërhyrja e parlamentit, për të zbatuar kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor e ka të shkruar e zeza në të bardhë që komisionet zgjedhore duhet të jenë të balancuara.”- u shpreh Ristani.
Sipas tij, “Kodi Zgjedhor nuk mund të parashikonte mendjen bllokuese të PS-së e LSI-së, atëherë është parlamenti ai që zgjidh situatën dhe e zgjidh me parimin e ligjit”.
Ish-kreu i KQZ-së theksoi se pavarësisht marrëveshjeve të mundshme mes partive politike, KQZ-ja duhet të ruajë balancën që parashikon ligji.
KUVENDI SHTYN VOTIMIN PER ANETARIN E LSI-SE NE KQZ
Pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës dhe humbjen e shumicës në KQZ, Partia Demokratike i ka sugjeruar Kuvendit që të zëvendësojë Ilirjan Muhon e LSI-së me një kandidat të Partisë Republikane. Opozita e kundërshtoi veprimin e demokratëve, duke e cilësuar atë si grusht shteti dhe lojë me jetën.
PR i propozoi Kuvendit, dy kandidatura për një anëtar në KQZ, respektivisht Klement Zgurin dhe Patriot Çobon. Kuvendi shtyu sot votimin për lirimin ose jo nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin e Zgjedhjeve. Për shkarkimin e Ilirjan Muhos dhe miratimin e një prej kandidaturave të PR-së, mazhorancës i duhen minimalisht 71 vota.
(er.nu/BalkanWeb)