E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Dua te punoj me PS-ne

Bujar Nishani, president i sapozgjedhur i Republikës deklaroi në një dalje të parë për mediat se ai respekton opozitën dhe të gjitha institucionet në Shqipëri.

"Do të doja edhe votën e opozitës në procesin e zgjedhjes, por ajo ka ushtruar të drejtën e sovranitetit të saj", tha Nishani.

Ndërkohë kreu i ri i vendit, i cili pritet ta marrë detyrën në fund të korrikut, kohë kur mbaron mandati i Presidentit aktual Bamir Topi, theksoi se PS është forca e dytë më e madhe dhe kontakti me të do të jetë në Kuvend dhe në institucionin e Presidencës.

Nishani e komenton si një surprizë të bukur zgjedhjen e tij dhe theksoi se ka depozituar pranë kryeministrit kërkesën për dorëheqje një ditë më parë.

Nishani, takim me stafin e Ministrisë

Presidenti i sapozgjedhur i Republikës Bujar Nishani ishte të martën në takimin e fundit me stafin e Ministrisë së Brendshme, në drejtim të së cilës ishte për vitet e fundit.

"Kemi të gjithë të drejtën që të jemi krenarë për përpjekjet tona dhe punën tonë", tha Nishani, duke folur për arritjet në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, për regjistrin elektronik, pasaportat biometrike dhe luftën kundër krimit.

Zëvendësministri Pone u shpreh se është një nder që Ministria e Brendshme mori një vlerësim të tillë, duke qenë se drejtuesi i saj u zgjodh president.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›