E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vofarth Bashkepunim per zgjedhjet e 2013-es

Zgjedhjet e vitit 2013 kanë qenë temë e diskutimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth dhe kryetares së KQZ-së Lefterie Lleshi.
Në një prononcim për mediat, pas takimit Volfarth apeloi për një frymë bashkëpunimi teknik dhe shprehu besimin që ekzistojnë përbërësit për zgjedhje të mira.

“Është shumë e rëndësishme për zgjedhjet e 2013 të ekzistojë një frymë e mirë e bashkëpunimi teknik. Pas këtij takimi jam i bindur se ekzistojnë inkredientët më të mirë që ata të japin zgjedhjet më të mira të mundshme vendit. Pritet të vijnë vëszhguesit nga ODIHR për zgjedhjet e 2013-ës, dhe së bashku me prezencën e OSBE-së janë disa projekte duke u diskutuar. Në fakt kjo mbështetja për KQZ-në përmban edhe elementët e ndihmës, teknike. Siç thashë jam i bindur se do ketë përgatitje shumë të mira dhe mendoj se elementi më i mirë është fryma e bashkëpunimit dhe unë mendoj se është”,- deklaroi Volfarth.

Ky është takimi i parë që ambasadori Volfarth zhvillon me kryetaren Lefterie Leshi, që nga zgjedhja e saj në krye të këtij institucioni.

I pyetur në lidhje me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, ambasadori Volfarth tha se duhet gjetur një figurë e paanshme.
“Le të shohim diskutimin si do të interpretohet nga kushtetuta. Kam besim që të gjendet një personalitet që ta bëjë punën e kryeprokurorit në mënyrë të pavarur edhe të paanshme”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›