Nishani Permiresim sistemit te drejtesise

Gjatë ceremonisë për përfundimin e misionit të EURALIUS në vendin tonë,
ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi deklaroi se parimi i
demokracisë është konsolidimi i shtetit të së drejtës.
"Me rëndësi është ndarja e drejtë e pushteteve. Përgjegjësia e Shqipërisë është të përmirësojë reformën për imunitetet", tha Sequi. Ndërkohë ministri i Drejtësisë Eduart Halimi deklaroi se në sistemin e drejtësisë transparenca sjell besimin. "Me misionin EURALIUS hartuam ligjin për administratën gjyqësore. Ligji për Gjykatën e Lartë ishte kusht për integrimin", tha Halimi. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kreu i Shtetit Bujar Nishani theksoi se BE ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në konsolidimin e drejtësisë në Shqipëri. "Investimi i EURALIUS është rezultat konkret në fushën e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka pësuar ndryshime thelbësore gjatë 20 viteve te fundit. Strategjia jonë do të vijojë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. KLD ka qëndrim të palëkundur për vlerësimin e karrierës së gjyqtarëve", tha Nishani.