E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Policia shqiptare bashkepunetore ne hetimin ndaj akuzave te Dik Marti

Tirane 5 tetor 2011 NOA ndash Ministri i brendshem Bujar Nishani ka siguruar sot se policia e shtetit do te bashkepunoje per zbardhjen e se vertetes per akuzat e Dik Martit.
Lidhur me raportin e Dik Martit e sigurova kreun e EULEX se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do te ofrojne bashkepunimin e nevojshem ne menyre qe nje hetim i plote nga autoritetet perkatese te behet ne menyre te tille qe qytetaret shqiptare por dhe i gjithe opinioni publik dhe jo vetem ne Shqiperi te kene nje informacion te sakte mbi keto hetime-deklaroi Ministri Nishani pas nje takimi me kreun e EULEX-it ne Kosove Xavier Bout de Marnhac.
Ata kane nenshkruar sot ne Ministrine e Brendshme nje marreveshje teknike mbi bashkepunimin policor me EULEX.
Per ne eshte e rendesishme te punojme per zbatimin ne terren te marreveshjes ne dobi te forcimit te rendit e te sigurise te qytetareve te Shqiperise e Kosoves dhe natyrisht edhe ne dobi te rajonit-u shpreh kreu i EULEX Marnhac.
Marreveshja parashikon bashkepunimin policor ne fushen e kontrollit kufitar luftes kunder trafiqeve te paligjshme e trafikut te qenieve njerezore dhe per shkembimin e informacionit.
a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›