E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Qeveria masa për të luftuar trafikimin njerëzor

Qeveria shqiptare ka zbatur masat për parandalimin e trafikut të njerëzve gjatë vitit 2008-të dhe ka ndryshuar renditje ne grupin e vendeve për luftën kundër trafikimit njerëzor. Kështu është shprehur Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani në lidhje me raportin e Departamentit të Shtetit për trafikim të qenieve njerëzore. Nishani gjithashtu ka cituar dhe dy problematika kryesore që ka nxjerrë raporti, që janë rrezikshmëritë e fëmijëve rom ndaj fenomenit të lypjes dhe trafikimit të meshkujve shqiptarë pëer qëllime të punëvë të detyruara në shtetet fqinje. Vend në raport zë edhe pasqyrimi i numrit të rasteve të gjykuara për trafikimin njerëzor që gjatë vitit 2008 ishin 22 raste kurse një vit më parë ishin 47. Ndërsa në vitin 200-të7 ishin vetëm 7 raste të denuara , në 2008-ën ky numër ishte 26.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›