E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet edicioni i 9-të i Fiera del Levane

Biznesi për zhvillimin ekologjik për një vend që rritet me shpejtësi- është fokusi i edicionit më të ri të Fiera del Levante, e programuar në Tiranë nga 14-17 tetori. Ky edicion pritet ti japë më shumë cështjeve si furnizimi me ujë të pijshëm, asgjësimi i plehrave etj. 

TIRANE- Është prezantuar edicioni i nëntë i Fiera del Levante në Shqipëri, e programuar në Tiranë nga 14-17 tetori. Biznesi për zhvillimin ekologjik për një vend që rritet me shpejtësi- është fokusi i edicionit më të ri të Fiera del Levante.

“Historikisht kjo fierë është organizuar si një ekspoze e zhvillimit. Këtë vit, në fakt, kemi synuar ti përgjigjemi kërkesës së palës shqiptare për t’u përqendruar në një objektiv të ri për panairin, atë të tematikës së ekologjisë” kështu ka deklaruar presidenti i Fiera del Levante, Cosimo Lacirignola, gjatë një konference shtypi.
Presidenti i shoqërisë të “Shërbimeve të Fiera del Levante”, Antonio Ciuffreda, shoqëri që do merret me organizimin e Fierës në Tiranë, ka theksuar se “Prej kohësh besojmë se Korridori 8-të është një nyjë e rëndësishme e infrastrukturës por edhe e përqendrimit tregtar që afron Italinë, Puglian me Europën Lindore. Në këtë kontekst gjeografik jemi duke cuar përpara objektivin Ballkani 2009, me misione të specializuara për Maqedoninë dhe Bullgarinë, ndërsa kemi forcuar praninë tonë historike me Shqipërinë, një vend në rritje që tregon gjithnjë e më shumë vëmendjen për temat e biznesit ekologjik”.
Ky edicion pritet ti japë më shumë cështjeve të aktualitetit si furnizimi me ujë të pijshëm, asgjësimi i plehrave, përdorimi i energjive alternative etj.
Kati përdhes i Pallatit të Kongreseve të Tiranës do t’i rezervohet Eco Expo: ku ndërmarrje, institucione dhe sipërmarrje të mëdha dhe të mesme mund të realizojnë kënde prezantimi, ku mund të paraqiten sa më mirë në treg dhe para institucioneve shtetërore. Hapësira Eco Focus do t’i dedikohet seminareve me informacione teknike si për furnizimin me ujë, ashtu dhe për prodhimin e energjisë nga mbeturinat dhe furnizimi me energji). Ndërsa në hapësirën kushtuar Biz Forum, do të vendosen sipërmarrjet e vogla italiane që do të mund të paraqesin ofertat e tyre. Nuk do të mungojë në këtë Fierë as Instituti Kombëtar italian për Tregtinë e Jashtme që do të ofrojë një asistencë operative. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›