Nishani Zgjedhje te lira dhe jo te kontestueshme me 23 qershor
Mbështetje klasës politike në vend me qëllim përmbushjen e kritereve evropiane, por edhe zhvillimin e zgjedhjeve të pakontestueshme dhe demokratike. Ka qenë ky angazhimi i kreut të shtetit drejtuar përfaqësisë diplomatike në vendin tonë.
“Klasa politike duhet të dëshmojë marrjen përsipër të përgjegjësive. Për këtë kërkoj dhe do mbështes angazhimin e aktorëve për rezultate konkrete. Që nga përmbushja e BE për tre ligjet, por edhe për zgjedhjet të lira dhe të pakontestueshme për 23 qershorin”, theksoi Nishani.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, priti sot pasdite në ambientet e Presidencës trupin diplomatik të akredituar në Tiranë me rastin e Vitit të Ri 2013.
Gjatë fjalës së tij të gjatë kreu i shtetit përmendi edhe arritjet e Shqipërisë në këtë 100 vjetor dhe kremtimin e tij e cilësoi me hijeshi e dinjitet, që e gjen vend tonë më të suksesshëm.
Gjithashtu Nishani në fjalën e tij vlerësoi ruajtjen e fqinjësisë së mirë dhe shprehu mbështetjen e integritetit territorial të Kosovës.