Panariti apel Beogradit Hiq dore nga kercenimet
“I bëj apel autoriteteve të Beogradit dhe të gjithë aktorëve që të heqin dorë nga kërcënimet dhe vendosjes së ultimatumeve të kësaj natyre”. Ky është qëndrimi i Tiranës zyrtare lidhur me ultimatumin e dhënë nga qeveria serbe për heqjen e përmendores për pjesëtarët e Ushtrisë Clirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ngritur në qendër të Preshevës.
“Shprehjet ultimatum dhe pozicionet e ngurta, nuk janë ato që i shërbejnë situatës. Unë mendoj që të dy palët duhet të zhvillojnë dialog midis tyre dhe ky dialog duhet të përfshijë një paketë cështjesh që ekzistojnë midis shqiptarëve të luginës së Preshevës dhe autoriteteve serbe. Këto cështje shkojnë shumë përtej cështjes së një monumenti historik, i cili përbën një vecanti për arsye se është pjesë e memories historike të shqiptarëve dhe si i tillë duhet trajtuar si dicka e vecantë në mënyrë shumë të kujdesshme”- u shpreh minsitri i jashtëm shqiptar, Edmond Panariti.
Panariti i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.
“Nuk ka marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë për cështjen e delimitimit të ujrave të shellf-it kontinetal të hapësirës ujore midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është taksativ dhe i prerë.
Ne duhet të rimarim edhe njëherë negociatat me shtetin grek për të arritur një marrëveshje, e cila duhet të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme nga të dyja palët”- vijoi minsitri i jashtëm.
Ende Tirana tha ministri i jashtëm nuk ka marrë një notë zyrtare lidhur me depozitimin e kësaj marrëveshje në OKB nga ana e shtetit helen.