Nishani apel prokuroreve Behuni te pavarur ne punen tuaj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi një takim të posaçëm me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe me krerët e prokurorive në rrethe. Kreu i shtetit i mëshoi faktit se prokurorët duhet të angazhohen fuqimisht për të luftuar fenomenin e korrupsionit. Nishani u bëri thirrje drejtuesve të organit të akuzës që të jenë të pavarur në punën e tyre dhe të qëndrojnë larg çdo ndikimi të jashtëm ekstraligjor. “Prokurorët nuk mund t’i bëjë të pavarur Presidenti, por puna e tyre”-theksoi Nishani.
Kreu i shtetit e cilësoi si një nga sfidat më të rëndësishme çështjen e funksionimit të Task forcës dhe kërkoi rivitalizim të hetimeve nga këto grupe hetimore.
“Kërkoj nga grupet e task forcës një rivitalizim të hetimeve dhe duke inkurajur që përmes transparencës dhe profesionalizmit të kryehen të gjitha veprimet hetimore dhe ligjore. Kjo kërkon një pavarësi shëum të madhe, një vlerësim dhe një qëndrim strikt para ligjit. Unë dëshiroj që metedologjia e hetimeve të jetë pjesë e një dinamike më të madhe për të gjithë prokurorinë por veçanërisht e Taks Forcës. Ashtu siç sot kemi infrastrukturën dhe teknologjinë për të marrë të gjitha provat e nevojshme do të inkurajoja bashkëpunimin mes institucioneve duke ruajtuar të pacënuar rolin e lidershipit dhe të pavarësisë të çdo institucioni”-vijoi Nishani.
Presidenti shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e institucionit të presidentit për të mbështetutur prokurorinë në punën e saj.