Kryeparlamentarja Topalli viziton Turqine

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli po viziton Turqinë me ftesë të kryetarit të Asamblesë së madhe Cemil Çiçek. U vlerësua rritja e bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe u shpreh vullneti për theksimin e tij në infrastrukturë, energji, naftë, gaz etj. Topalli vlerësoi rolin e Turqisë në njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Zoti Çiçek tha se Shqipëria është një faktor kyç i paqes në Ballkan dhe se marrëdhëniet me Kosovën, Turqia i sheh nën të nëjtin prizëm si marrëdhëniet me Shqipërinë. Me kryeministrin turk Erdogan u vlerësua projekti i gazsjellësit TAP me impakt eknomik në vendet ku ai kalon. Investimet direkte turke në shqiëpria janë mbi 1 miliardë dollarë.