E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani ben analizen vjetore

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka bërë të shtunën analizën e dikasterit të tij për vitin 2011. Në një konferencë për shtyp, Nishani ka deklaruar se gjatë vitit që lamë pas janë menaxhuar me sukses një sërë procesesh të rëndësishme, në aspektin e sigurisë së tyre.

“U menaxhua siguria gjatë procesit zgjedhor, u menaxhua siguria gjatë sezonit turistik dhe siguria gjatë festave të fundvitit”, ka deklaruar Nishani.

Sipas tij, gjatë vitit 2011 ka vijuar gjithashtu bashkëpunimi “i suksesshëm” me koncesionarin për pasaportat biometrike, për të cilat pati mbi 2 milionë aplikime.

Një tjetër prioritet mbi të cilin Ministria e Brendshme ka punuar ka qenë procesi i decentralizimit të qeverisjes vendore.

“Punuam për decentralizimin e Ka një rritje të goditjes së kriminalitetit, rritje të zbulueshmërisë së krimeve dhe rritje të besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Shqipëria është në nivelin mesatar me vendet e BE përsa i përket numrit të vrasjeve

Bujar Nishani
Ministër i Brendshëm i Shqipërisë qeverisjes vendore, objektiv kryesor ka qenë kalimi i aseteve tek qeverisja vendore. Për vitin 2011, fondi për infrastrukturën vendore ishte 2.9 miliardë lekë. Ky fond është alokuar për 12 qarqe. Numri total i projekteve është 196, nga të cilat janë financuar 101 projekte të reja”, ka bërë të ditur Nishani.

Një tjetër angazhim sipas ministrit ka qenë projekti i përbashkët me Bankën Botërore për vendosjen e adresave, si dhe ai për përmirësimin e funksionimit të administratës publike.

Nishani ka theksuar se prioritet ka qenë edhe lufta ndaj kriminalitetit, e cila sipas tij gjatë vitit që sapo përfundoi është karakterizuar nga goditje të forta dhe rritje të zbulueshmërisë.

“Ka një rritje të goditjes së kriminalitetit, rritje të zbulueshmërisë së krimeve dhe rritje të besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Shqipëria është në nivelin mesatar me vendet e BE përsa i përket numrit të vrasjeve. Gjithashtu, është bërë i mundur zbulimi i 298 krimeve të vjetra, mes të cilave zbulimi i 7 vrasjeve, 4 tentativave për vrasje, si dhe shumë vjedhjeve e grabitjeve”, ka saktësuar Nishani.

Ndërsa prioritete për vitin 2012, sipas Nishanit do të jenë plotësimi i rekomandimeve që Komisioni Evropian i ka parashtruar Ministrisë së Brendshme në kuadër të procesit të integrimit.

“Do vijojë transferimi i kompetencave dhe aseteve ekonomike tek qeverisja vendore. Prioritet do të mbetet lufta ndaj kriminalitetit, zbatimi i të gjitha fazave të procesit për vendosjen e kamerave në kryeqytet, kontrolli i qytetarëve dhe automjeteve përmes sistemin “scan”, si dhe komunikimi i vazhdueshëm me publikun për lëvizjen e lirë të shqiptarëve”, ka shtuar Nishani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›