E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti 3 mijevjecar i gdhendur ne gur

Trashegimia/ Durresi si nje nga qytetet me te vjetra te Shqiperise afro 3 mijevjecare si vendbanim ilir i fisit te taulanteve ka te deshmuar jeten e tij qe ne prehistori Qender e rendesishme portuale administrative kishtare ekonomike tregtare politike etj. ne shekuj e kurdohere i pranishem ne historine e Pellgut te Mesdheut vecanerisht ne Detin Adriatik. Muzete dhe objektet e monumentet e vizitueshme si dhe vete qyteti me rrethinat e aferme te Durresit i pasqyrojne me se miri vlerat historike arkeologjike etnografike natyrore e urbanistike. Turisti i huaj e vendas ka se cfare te shohe ne qytetin e Durresit pervec nje akomodimi gjithnje e me cilesor. Amfiteatri ndertim i fundit te shek. I fillimi i shek. II pas. K. nder monumentet e ketij lloji nga me te medhenjte e perandorise romake dhe i vetmi ne vendin tone

Durresi si nje nga qytetet me te vjetra te Shqiperise afro 3 mijevjecare si vendbanim ilir i fisit te taulanteve ka te deshmuar jeten e tij qe ne prehistori bazuar ne gjetjet arkeologjike dhe deshmive te autoreve antike. Ka mbijetuar ne shekuj deri ne ditet e sotme. Qender e rendesishme portuale administrative kishtare ekonomike tregtare politike etj. ne shekuj e kurdohere i pranishem ne historine e Pellgut te Mesdheut vecanerisht ne Detin Adriatik. Muzete dhe objektet e monumentet e vizitueshme si dhe vete qyteti me rrethinat e aferme te Durresit i pasqyrojne me se miri vlerat historike arkeologjike etnografike natyrore e urbanistike. Turisti i huaj e vendas ka se cfare te shohe ne qytetin e Durresit pervec nje akomodimi gjithnje e me cilesor. Amfiteatri ndertim i fundit te shek. I fillimi i shek. II pas. K. nder monumentet e ketij lloji nga me te medhenjte e perandorise romake dhe i vetmi ne vendin tone. Ai merrte deri ne 15 000 spektatore elipsi i tij me permasa 120 x101 m dhe boshti i arenes 61 x 42m. Prania e tij eshte pike referimi ne organizimin urbanistik te qytetit. Termat publike ndertim i shek. I pas. K. ndodhet nen themelet e Pallatit te Kultures e teatrit Aleksander Moisi.Arti i mozaikut shume prezantues ne Durres cka deshmon per nje art muziv ne shekuj ne kete qytet me shkolle e atelie mozaicistesh. Keshtu permendim mozaiku Bukuroshja e Durresit i gjysmes se dyte te shek. IV para. K. zbuluar gjate Luftes se Pare Boterore nga trupat austro-hungareze prej arkeologut austriak Praschnicher rizbuluar ne vitin 1947 ne baze te koordinatave te lena prej tij sot i ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Mozaiku Me Hipokamp ne lagjen nr. 3 zbuluar ne vitin 1947 bardhe e zi i perket nje godine luksoze te periudhes romake datohet e shek. I mbas K. Mozaiku i Amfiteatrit i ndertuar ne kapelen e vogel te ketij monumenti. Mozaiku shumengjyresh paraqet shenjtoret Stefan Sofi e Irene si dhe figuren laike te perandorit Aleksander. Ka mendime te ndryshme per datimin e ketij mozaiku si shek. VI mbas K. e disa te tjere ne shek. X. Mozaiku i Bazilikes se Arapjat mozaik shumengjyresh me dy emblema njera e Eukaristise dhe tjetra bukolike me siperfaqe 54 m qe ne aneksin funerar martirium te kesaj bazilike datuar ne shek. VI mbas K. mozaik me vlera te radha artistike per nga kompozimi dhe realizimi artistik.

Monumentet nisin me Rrethoren Bizantine

Ndertuar ne kohen e Perandor Anastasit I 491-518 me origjine nga familjet senatoriale

te Dyrrahut. Ajo eshte ndertuar me material tulla e llac ndertim karakteristik i kesaj periudhe ku shenohen mbi tulla dhe vula te ketij perandori si dhe te punishteve shteterore ergasterive. Behej rrethimi i qytetit me kurore te trefishte gjatesi lineare 3.5 km lartesi muresh 12 m gjeresi sic vinte ne dukje historiania bizantine A. Komnena sa per te kaluar brinjas njeri-tjetrit kater kalores. Edhe perandori tjeter me origjine ilire Justiniani 527-565 ndermori vepra me karakter mbrojtes sic njihet Porteza ose Porto Romano ne veri te qytetit.

Forumi bizantin Macellum

Ndodhet prapa Pallatit te Kultures A. Moisiu fundi i shek. V mbas K. Se bashku me

termat publike te periudhes romake poshte themeleve te Pallatit te Kultures krijon nje ansambel nje ishull arkeologjik ne qender te qytetit. Bazilika e Arapajt trikonke shek. VI mbas K. permasa 69 x 28 m nje nga bazilikat e medha te vendit me tre nefe atrium e kuadriportik. Ndodhet 6 km. ne lindje te qytetit ne zonen turistike te Plazhit.

Tora veneciane

Ndertim karakteristik i shek. XV kulle e rrumbullaket ndertuar me blloqe guri gelqeror ku nderfuten dhe pjese arkitektonike te periudhave te meparshme sic eshte blloku i gurit gelqeror me figuren e Hermesit ne funksionin e mbrojtesve te tregtareve. Po e kesaj periudhe eshte dhe Keshtjella e Siperme edhe ketu nje kulle e rrumbullaket.

Kulla e Karl Topise

Njihet e tille rezidenca e Princ Karl Topise qe i dha autonomi politike qytetit te Durresit. E quante veten Princ i Arberise Venediku e cilesonte Zot i Arberise ne viset bregdetare te Durresit kurse Papa me 1374 i njeh titullin Kont i Madh i Arberise.

Muri Turk

I ndertuar nga pushtuesit turq duke e kthyer qytetin pas vitit 1501 ne garnizon ushtarak. Pergjate ketij muri ndertohet dhe kulla me sahat dhe ne brendesi te Lagjes Kala ndertohet Hamami Mesjetar dhe jashte tij Muzeu i Kultures Popullore i hapur ne vitin 1982 ne ambientet e shtepise karakteristike durrsake e gjysmes se dyte te shek. XIX. Jane ekspozuar objekte origjinale te mjeshterise artizanale te banoreve te Durresit e te rrethinave te tij. Permban koleksion te pasur te veshjeve popullore te treves etnografike te kesaj zone te Shqiperise se mesme si dhe punime artizanale ne material lesh mendafsh pambuk bri baker e gur.

Shtepia muze Aleksander Moisiu

Eumlshte inauguruar ne shtator 1982. Ketu ka kaluar femijerine e tij aktori me origjine shqiptare A. Moisiu ne vitet 1884-1889 ku ka kryer dhe vitet e shkolles fillore. Ne dy dhoma shpalosen ne stenda biografia e tij familjare e artistike bazuar ne dokumente autentike kurse ne dhomen e dyte paraqiten vepra arti te krijuesve vendas per figuren e aktorit te madh.

Salla e relikeve te luftes

Eumlshte inauguruar fillimisht ne vitin 1969. Ka ardhur duke u pasuruar. Ndodhet ne katin e dyte mbi Kompleksin Funerar te Deshmoreve te ish-qarkut te Durresit deshmore te Luftes se Dyte Boterore 1939-1944 krahas tyre jane varrosur dhe eshtrat e deshmoreve te Levizjes Patriotike te fillimit te shek. XX. Ne Sallen e relikeve jane ekspozuar armet trofe te Luftes se Dyte Boterore objekte personale te deshmoreve.

Muzeu Arkeologjik

Muzeu i vjeter eshte inauguruar ne mars 1951. I riu me 13 prill 2002 muze i permasave kombetare. Ka te realizuar pavijonin e prehistorise dhe te antikitetit e te asaj postbizantine ku jane ekspozuar rreth 2 000 objekte arkeologjike te dala nga nentoka muze e qytetit. Eumlshte ne proces ngritja e pavijonit te mesjetes.

Pusi i Tophanes

Durresi ofron dhe nje larmi ndertesash kulti per te vizituar per besimtaret e shume feve. Mund te vizitoni xhamine apo kishen ortodokse qe datojne qe nga shekulli XI-XII she XIX respektivisht. Te gjitha keto objekte kulti te restauruara dhe funksionale. Xhamia Fatih e ndertuar me 1503 mbi rrenojat e nje bazilike te shek. XI-XII mban emrin e Sulltan Pushtuesit Fatihu Sulltan Mehmetit II ndertese tipike e kultit muhamedan e restauruar dhe funksionale. Kisha katolike Shen Lucia datuar e vitit 1907 kishe e tipit romanik e restauruar dhe funksionale. Kisha ortodokse Shen Gjergji fundi i shek. XIX restauruar dhe funksionale Xhamia e Re ndertuar ne vitin 1937 restauruar dhe funksionale. Kisha ortodokse Shen Asti e Shen Pali u ndertua ne vitin 2001 dhe sot eshte funksionale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›