Nishani dekoron Riccardo Cocciante: Artist mbarëbotëror, mik i shquar Shqipërisë

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të ngrohtë e miqësor kantautorin e njohur italian Riccardo Cocciante dhe fituesen e talent-show-t “The Voice of Italy”, Elhaida Dani.
Duke i shprehur mirënjohjen kantautorit Cocciante për mbështetjen e pakufishme që i dha këngëtares së re shqiptare si mentor i saj, Presidenti Nishani theksoi se inkurajimi për Elhaidën është tregues i mbështetjes ndaj kulturës dhe artit shqiptar në botë.
Kreu i Shtetit u shpreh se shqiptarët janë shumë krenarë për suksesin e Elhaida Danit dhe nënvizoi faktin se kultura dhe arti janë shumë të rëndësishme në komunikimin mes popujve.
“Është vështirësisht e besueshme, por është fakt, se në një kohë tjetër tashmë të perënduar jo fort të largët, që nuk zgjati pak por dhjetra vite, ishin këngëtarët italianë që me muzikën e tyre, meloditë dhe tekstet e atyre këngëve, u bënë shqiptarëve një shërbim tepër të madh; I bënë të ëndërronin! Ata këngëtarë italianë, njëri prej të cilëve jeni sigurisht Ju Zoti Cocciante, kanë luajtur një rol absolutisht të rëndësishëm për ruajtjen e drejtpeshimit shpirtëror të shqiptarëve”, theksoi Presidenti në fjalën e Tij.
Nga ana e tij, Riccardo Cocciante duke e falenderuar Presidentin Nishani për mikpritjen e ngrohtë u shpreh se kultura dhe arti e kanë mundësinë të kapërcejnë kufijtë që qëndrojnë mes popujve. Kantautori italian theksoi se është shumë e rëndësishme për një artist që të mos harrojë identitetin e tij, të njohë folklorin e popullit të vet dhe ta shprehë atë përmes artit, një porosi të cilën ai ia ka përcjellë personalisht edhe Elhaidës.
Elhaida Dani gjatë bisedës u shpreh se ndihet krenare që ka përfaqësuar popullin e saj duke shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që i dha kantautori italian, Riccardo Cocciante.
Presidenti i Republikës duke vlerësuar lart kontributin e kantautorit Riccardo Cocciante e nderoi atë me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Si një artist mbarëbotëror, mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nishani dekoron Riccardo Cocciante: Kultura dhe arti, ura komunikimi mes popujve Tiranë, Cocciante këndon live 'Margherita'. Elhaida: Faleminderit!-FOTO VIDEO: Tiranë, Cocciante këndon live "Margherita'. Elhaida: Faleminderit! Berisha uron Elhaida Danin: Meriton një karrierë plotësisht brilante