E Diel, 1 Nëntor 2026

Te ngujuarit e gjakmarrjes duan te votojne me 23 qershor

Janë të ngujuar, të mbyllur nga frika e gjakmarrjes, por nuk duan të përjashtohen nga votimi për përcaktimin e kursit që do ndjekë Shqipëria pas 23 qershorit.

Ka katër vjet që ia ka shlyer drejtësisë dënimin për krimin e kryer, por po kaq që rri i ngujuar, vetë i pestë, ndërsa mbijetojnë falë të ardhurave që u dërgon djali emigrant në Itali.

Eraldos gjakmarrja i ka shkatërruar jetën, në kuptimin e plotë të fjalës. Babai është në burg prej 2 vjetësh për vrasje, ndërsa ai ka hequr dorë nga sporti i boksit, ku për 3 vjet ishte shpallur 2 herë kampion kombëtar i peshës 48 kilogramë.

Dhe prapë dëshirën për të kontribuar me votën e tyre për fatet e vendit e kanë.

Kryetarja e KQZ-së është njohur me problematikën e votimit të të ngujuarve. Kreu i Institutit të Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar, thotë se shoqërimi për në qendrat e votimit do kishte avantazhe edhe ndaj kutisë së lëvizshme, e cila veçse do përflitej për manipulime, do të sillte sërish izolimin e tyre nga shoqëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›