Nishani dekoron mjekun Adnan Këlliçi

President i Republikës Bujar Nishani e nis serinë e dekorimeve me një mjek.
Pas marrjes së detyrës zyrtarisht në datën 24 korrik kreu i shtetit shqiptar ka dekoruar për herë të parë mjekun e njohur Adnan Këlliçi me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në fushën e mjekësisë.
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo i pranishëm në këtë ceremoni vlerësoi figurën e mjekut Adnan Këlliçi.
Mjeku kirurg Adnan Këlliçi vlerësohet për shërbimin e kryer ndër vite si mjek Otorino-laringolog .